
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se deklaratat e patriarkut Porfirje, sipas të cilit Peja është Vatikani i Ortodoksisë serbe, janë thjesht provokimi i radhës nga Serbia. Duke folur në studion e lajmeve mbi situatën e tensionuar në veri të Kosovës, Milo tha se Kisha Ortodokse serbe është vënë në shërbim të politikës së Beogradit.
Kisha ortodokse serbe ka qenë në vijë të parë të nacionalizmit serb. Kështu kanë qenë dhe në kohën e Millosheviçit. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe tani, të vendosur në shërbim të politikës së Beogradit. Kur shikon Vuçiç dhe kreun e kishës ortodokse serbe janë e njëjta palë. Deklaratat e Profirije në lidhje me Pejën janë deklarata shoviniste me karakter fetar. Ky është thjesht një provokim serb, një histori serbe tipike, e stisur me qëllim për të ndezur situatën.



