I shpëtoi atentatit në Berat, Halili: Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997

I shpëtoi atentatit në Berat, Halili: Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997

Policia ka marrë në pyetje Altin Halilin, 46 vjeçari i cili pasditen e djeshme i shpëtoi një atentati të organizuar ndaj tij në fshatin Dushnik në Berat.

Pas atentatit ku autorët nuk kanë mundur as ta plagosin shënjestrën, por plumbat kanë prekur vetëm makinën Halili ka dëshmuar në policinë e Beratit dhe ka hedhur dyshimin se  autoret janë nga fisi i Kaloshëve të zonës së Gradisht të Divjakës.

Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997, s'kam konflikt tjetër”, mësohet të ketë thënë ai para grupit hetimor.

Pasditen e 26 gushtit Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet pranë një shkolle private, kur 3 persona kanë qëlluar ndaj tij me breshëri plumbash.

Pashë që më kishte zënë pritë një makinë dhe brenda ishin njerëz të maskuar dhe në ato momente i kam dhënë gaz makinës duke shtuar shpejtësinë”, ka deklaruar ai.

46-vjeçari rezulton se ishte me precedentë të mëparshëm penalë. Në 1997 Halili kishte vrarë Sokol Kaloshin, krim për të cilën ishte dënuar dhe në 2010 pasi doli nga burgu ishte larguar drejt Italisë, e prej atëherë, për 14 vite nuk ishte kthyer më në Shqipëri.

Ditën e djeshme autorët rreth orës 16:10 e kanë qëlluar në ecje me automatik scorpion dhe gëzhojat i kanë mbledhur. Altin Halili është qëlluar me 10 plumba të cilët kapën në pjesën e pasme të makinës së tij. Më pas, rreth 20 km nga vendngjarja autorët dogjën makinën në fshatin Kozare.

Grupet policore të drejtorisë Fier e Berat nuk kanë arritur të kapin autorët e atentatit pavarësisht postblloqeve të ngritura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy