Protestë në Vlorë/ Qytetarët kundër projektit të Sheshit të Flamurit: Po tjetërsohet! (VIDEO)

Protestë në Vlorë/ Qytetarët kundër projektit të Sheshit të Flamurit: Po tjetërsohet! (VIDEO)

Një protestë është zhvilluar këtë të diel kundër projektit të Sheshit të Flamurit në Vlorë, nga shoqëria civile dhe dhjetëra qytetarë.

Nuk kanë munguar në protestë edhe qytetarë nga qytetet e tjera të vendit, kundër tjetërsimit që sipas tyre po i bëhet sheshit historik të flamurit.

Protesta është thirrur nga shoqëria civile, të cilët kërkojnë transparencë për këtë projekt. Sipas qytetarëve projekti po rrënon historinë në një shesh që i përket jo vetëm Vlorës, por edhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Në protestë është kërkuar transparencë mbi projektin dhe fondet e investimit, por mbi të gjitha mbi faktin se në këtë shesh po rrënohet historia e qytetit të pavarësisë, por edhe e shqiptarëve. Nga protestuesit është kërkuar që protestat të vijojnë deri në kthimin në identitet të sheshit dhe shembjen e objekteve të ndërtuara.

Një tjetër protestë është thirrur në datën 7 prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy