Arbitrazhi me Lotarinë Kombëtare, Tomorri: Pozitat e Shqipërisë janë të dobëta

Arbitrazhi me Lotarinë Kombëtare, Tomorri: Pozitat e Shqipërisë janë të dobëta

Një tjetër përballje në Arbitrazh rrezikon t’u ngarkojë taksapaguesve shqiptarë një faturë prej 150 milionë eurosh. Duke komentuar në studio nisjen e procedurave nga ana e Lotarisë Kombëtare, e cila ka paditur palën shqiptare për një konflikt të vitit 2016 mes saj dhe  Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se pozitat e shtetit shqiptar në këtë përballje janë të dobëta. Tomorri tha se fakti që shteti nuk ka zbatuar një vendim të formës së prerë i rëndon pozitat e tij përballë palës paditëse.

Formalisht për të kuptuar justifikimin që u përdor duhet të kthehemi në kohë. Në vitin 2016, qeveria i propozi Parlamentit një ligj që synonte kufizimin e lojërave të fatit. Ligji la një periudhë tranzitore prej 2 vjetësh, por më pas u shty. Ky ishte argumenti pse AMLF ka kundërshtuar dhënien e miratimit për ato lojëra që lotaria pretendon se I kishte në marrëveshjen e licencës. Arsyet e vërteta mund të jenë të tjera dhe kanë të bëjnë me interesat e tregut të bixhozit. Ndoshta atëherë disave nuk u ka interesuar që Lotaria Kombëtare të merrte licencën për t’i zhvilluar këto lojëra sepse kjo mund t’i prekte.

Marrëzia arrin kulmin kur shteti e çon taksapaguesin në një situatë të tillë. Një shtet që nuk zbaton vendimet e gjykatës kur janë të formës së prerë, atëherë ka një pozitë të dobët në arbitrazh.

Për t’u rikthyer te çështja aktuale, tashmë ka një fazë që parashikohet edhe në marrëveshjet e licencës. Pra, nëse ka konflikte ka një fazë ku tentohet që palët të negociojnë. Dëmi mund të shkojë në 150 milionë euro. Ka një komision të ngritur, do të ketë negociata. Mund të ketë kontakte me palët.

Sipas Tomorrit, dy janë mënyrat si mund të zgjidhet ky konflikt mes shtetit shqiptar dhe Lotarisë Kombëtare.   

E para, mund të zgjidhet me mirëkuptim. Një gjë e tillë ka ndodhur vetëm me kompaninë ceke CEZ. U fol për arbitrazh por me ardhjen e qeverisë së re u shkua te zgjidhja me mirëkuptim. Por zgjidhja sipas të cilës shtetit shqiptar i pagoi 90 milionë euro kompanisë çeke është atakuar shpesh.

Zgjidhja tjetër, që të pranojë të jepet nga buxeti një shumë të konsiderueshme për të dëmshpërblyer një kompani. Ndoshta më e lehta është të shkohet në arbitrazh, i cili vendos se kush duhet dëmshpërblyer.

Procesi mund të zgjasë disa vjet dhe kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka me çfarë pozitash shkon ti në arbitrazh. Shteti shqiptar nuk ka zbatuar një vendim të formës së prerë. Në këtë pikë, pozitat e Shqipërisë në këtë çështje janë të dobëta. Kompania e Lotarisë ka një casus të fortë për të fituar në arbitrazh.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy