Në studion e emisionit “Bilardo”, në MCN TV, Ina Majko rrëfeu historinë e prindërve të saj dhe mundësitë e kufizuara të karrierës, për faktin se ishin romë.
Gjyshi im ishte kopshtar në Bllok. Merrej me lulet dhe rregullimin e kopshteve. Kishte krijuar njëfarë shoqërie me ministrin e Arsimit të kohës, Thoma Deliana. I kërkoi atij një nder: kam 4 vajza, dua t’i shkolloj. Pra bie poshtë ideja se romët nuk e duan shkollën. Mamaja mbaroi klasën e tetë dhe shkoi te Gjuhët e Huaja. Mamaja futet në ditën e parë në mësim dhe nëndrejtori i thotë: më vjen keq po ke ardhur gabim këtu. Pas kësaj, gjyshi i thotë ministrit çfarë ka ndodhur. Nëndrejtori të nesërmen merr një telefonatë. Mamasë time sidoqoftë iu bë një dëm psikologjik.
Majko rrëfeu se diskriminimi për shkak të ngjyrës i ndoqi prindërit e saj edhe më vonë gjatë jetës.
Prindërit e mi i kam të dy mësues. Nëse kolegët e tjerë punuar 2-3 vite në veri apo diku larg, prindërit e mi punuan plot 7 vite.



