
Statuja e dyllit e aktorit francez Gerard Depardieu u hoq të hënën nga muzeu Grevin në Paris, ndërsa Julie Depardieu, vajza e aktorit, mbrojti të atin në një intervistë televizive.
“Vendimi për tërheqjen e statujës u mor në përgjigje të reagimeve negative të vizitorëve që kalojnë para statujës së dyllit të aktorit, si dhe në rrjetet tona sociale”, deklaroi muzeu Grevin.
E intervistuar mbrëmjen e së hënës nga kanali i lajmeve CNews, aktorja Julie Depardieu mbrojti të atin, duke denoncuar një “gjueti të paprecedentë, të neveritshme kundër një njeriu që ka lirinë e fjalës, në një botë ku askush nuk guxon më të flasë”.
“Jam i befasuar nga dhuna e refuzimit të këtij njeriu që është adhuruar gjithë jetën”, tha ajo, duke shtuar se babai i saj u largua nga Franca.
Gerard Depardieu, u vu nën hetim për përdhunim që nga viti 2020. I krijuar në vitin 1882, muzeu Grevin mirëpret 800.000 vizitorë në vit, kryesisht familje me fëmijë.
Statujat e 250 personaliteteve historike dhe bashkëkohore janë ekspozuar. Depardieu inauguroi statujën e tij të dyllit në 1981.



