Denoncimi/ Sula: Në grupet e Whatsapp-it të mësuesve bëhet fushatë për Manastirliun!

Denoncimi/ Sula: Në grupet e Whatsapp-it të mësuesve bëhet fushatë për Manastirliun!

Kandidatja e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Lili Sula, denoncoi në “Mcn Informacion” se në grupet e “Whatsappit” të mësuesve të shkollave të Tiranës bëhet fushatë për kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu. 

Në rrjetet e Whatsapp-it të shkollave të Tiranës drejtoresha çon cdo ditë për shpërndarje, fjalët dhe takimet e Ramës dhe Manastirliut, dhe në vend që të merren informacione, të dhëna, që kanë të bëjnë me formimin e fëmijëve mësuesit bombardohen me informacione demagogjike”. 

Ndër të tjera ajo tha se gratë në politikë janë më produktive dhe rezultative në terren. 

Besoj fort se zëri i gruas pas 11 majit do jetë zë i fuqishëm. Kandidoj për herë të parë në listat e PD. Në listën e mbyllur të Tiranës janë 4 gra. 30 për qind është kuota e grave, sigurisht që kjo s’është barazi, por është një arritje për t’u përgëzuar. Unë po vëre në terren që gratë janë më produktive, më të shpejta, të shkathëta, më bindëse. Burrat janë shumë më tradicional, me konservativ. Në stafet elektorale ku dominojnë zonjat dhe zonjushat janë më produktive, më rezultative, dhe besoj që jenë më të suksesshme në finalen e 11 majit”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy