Malësi e Madhe, kapen 62 kg kanabis, do trafikohej në Mal të Zi

Malësi e Madhe, kapen 62 kg kanabis, do trafikohej në Mal të Zi

Një sasi prej 62 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar në Shkodër. Policia bëri të ditur se lënda e paketuar në katër thasë është gjetur në afërsi të lumit Gërçarë, në Malësinë e Madhe, nga ku do të trafikohej drejt Malit të Zi.

Njoftimi i policisë

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër, ku u arrit që: Më datë 25.12.2016, në afërsi të Pikës Kufitare Bashkimi, në breg të lumit Gërçarë, fshati Vermosh, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë kufitare të Malit të Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 thasë dhe një çantë dore, ku në total me një sasi prej 62 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva.

Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy