Denoncimi te Xhadat/ Bashkia Tiranë pranon se shpronësimi nuk ka përfunduar, por nuk sqaron pse ndërtoi trotuarin mbi pronën private?!

Denoncimi te Xhadat/ Bashkia Tiranë pranon se shpronësimi nuk ka përfunduar, por nuk sqaron pse ndërtoi trotuarin mbi pronën private?!

Ka vijuar investigimi i emisionit “Xhadat” në MCN TV mbi rastin e qytetarit Kadri Demneri, i cili denoncon se Bashkia Tiranë ndërtoi një trotuar mbi pronën e tij private, ndërsa procedura e shpronësimit vijon ende të mos ketë përfunduar.

 

Pas kërkesës për informacion të dërguar nga gazetari Ersid Karaj, Bashkia Tiranë konfirmon se procedura administrative për shpronësimin nuk është mbyllur ende. Në përgjigjen zyrtare, institucioni bën me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka pranuar kërkesën e Bashkisë dhe se procesi do të vijojë deri në miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpronësimin.

 

Bashkia konfirmon gjithashtu se Kadri Demneri është pjesë e listës së pronarëve që do të shpronësohen për shkak të projektit “Rikualifikimi i bllokut që kufizohet nga rrugët “Mihal Grameno”, “Todi Shkurti” dhe “Zonja Curre”.

 

Megjithatë, përgjigjja nuk adreson pyetjet kryesore të ngritura nga investigimi. Bashkia nuk shpjegon pse investimi publik dhe ndërtimi i trotuarit u realizuan mbi një pronë të pajisur me certifikatë pronësie përpara përfundimit të procedurës së shpronësimit. Po ashtu, nuk jep një afat konkret se kur qytetari do të dëmshpërblehet dhe nuk sqaron nëse ndërhyrja në pronën private përpara daljes së VKM-së është në përputhje me ligjin.

 

Në pjesën e parë të investigimit, Kadri Demneri tregoi se familja e tij disponon certifikatë pronësie për parcelën ku është ndërtuar trotuari dhe se punimet nisën pa u njoftuar paraprakisht. Ai kërkon dëmshpërblimin për sipërfaqen e zënë nga projekti publik, si edhe sqarime për mënyrën se si u ndërhy në pronën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy