
Kryedemokrati Sali Berisha thotë se opozita de fakto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën në përputhje me Kushtetutën i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës dhe jo atë që zgjedh opozita vetë.
Ti emërojë dhe ti rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Me bllokimin total të çdo nisme hetimore, parlamentare që është një mision kushtetues të opozitës.
Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon ngritjen e asnjë komisioni pasi çdo komision shkon tek ai dhe familjarët e tij.
Prandaj opozita do të nisë aksionin e saj, në parlament dhe kudo për ti dhënë përgjigje Edi Ramës. Ju duhet të keni durim dhe të ndiqni në çdo seancë qëndrimet e opozitës.
Ju garantoj se ato do të mbrojnë me të gjitha aspektet, interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri.



