Shpresa të reja për trajtimin e autizmit, zbulohet gjeni “fajtor”

Shpresa të reja për trajtimin e autizmit, zbulohet gjeni “fajtor”

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen që nuk funksionon te shumica e personave me autizëm. I njohur si CPEB4, ky gjen kontrollon rreth 200 gjene të tjera që më parë studiuesit i kanë lidhur me çrregullimet e spektrit autik. Studiuesit spanjollë mendojnë se gjeni CPEB4 mund të ndikohet nga faktorë mjedisorë, që ndryshojnë zhvillimin e trurit të një personi dhe rrisin rrezikun e prekjes nga ky lloj çrregullimi.

Studime të mëparshme e kanë lidhur autizmin me ekspozimin e nënave ndaj kimikateve të caktuara gjatë shtatzënisë ose infeksione të kaluara gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, disa ilaçe që trajtojnë epilepsinë dhe mungesa e oksigjenit gjatë lindjes gjithashtu dyshohen si faktorë.

Shkencëtarët thonë se zbulimi i gjenit CPEB4 mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve dhe metodave të reja të diagnostikimit të autizmit.

Jose Lucas i Këshillit të Kërkimeve Kombëtare në Spanjë, që drejtoi studimin, thotë se ndryshimi i një proteine te minjtë me gjenin CPEB4 të ndryshuar u pasua me ndryshime në shumicën e gjeneve që lidhen me çrregullimet e spektrit autik.

“Meqë CPEB4 njihet si rregullator i shumë gjeneve gjatë zhvillimit të embrionit, kjo protein del si lidhje e mundshme mes faktorëve mjedisorë që ndryshojnë zhvillimin e trurit dhe gjenet e predispozuara për autizëm”, thotë ai.

Njohja e bazave biologjike të autizmit mund të lehtësojë prodhimin e trajtimeve eksperimentale në të ardhmen. Edhe pse studime të tilla duhen thelluar, CPEB4 shihet si shënjestër e terapive të reja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy