Berlini akuzoi hekerët rusë të mbështetur nga Moska për një sulm kibernetik kundër anëtarëve të Partisë Social Demokrate Gjermane dhe paralajmëroi se ai nuk do të mbetet pa pasoja.
"Sot mund të themi pa mëdyshje se mund t'ia atribuojmë këtë sulm kibernetik një grupi të quajtur APT28, i cili udhëhiqet nga shërbimet e inteligjencës së Rusisë”, tha Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme në një konferencë për shtyp në Australi .
“Me fjalë të tjera, ky ishte një sulm kibernetik i mbështetur nga Rusia kundër Gjermanisë dhe është absolutisht i patolerueshëm dhe i papranueshëm", shtoi ajo, duke paralajmëruar pasoja.
Ministrja bëri me dije se jetimi federal për këtë sulm që synonte SPD-në në janar 2023 sapo ka përfunduar, por nuk dha detaje të mëtejshme.



