
Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në ‘MCN Live’ ka komentuar marrjen dje në pyetje dje për rreth dy orë të kryebashkiakut Erion Veliaj nga prokurorë në prani të avokatëve të tij.
Ai tha se vetëm tani Veliaj e kuptoi se është në burg, i ka hyrë një rruge pa krye , por që do të jetë fatale nëse ai akuzohet dhe për grup të strukturuar kriminal.
Sipas tij faza e Veliajt për sulme ndaj prokurorit ka kaluar, teksa theksoi se nisur nga pushteti i tij ka intimiduar policin për ti marrë telefonin.
Si rrodhën ngjarjet dhe me atë që bëri gjatë kësaj periudhe duke folur në telefon dhe duke shantazhuar prokurorë dhe gjyqtarë e prisja këtë, por e kam thënë se Veliaj tani e kuptoi se është në burg sepse gjithë këtë periudhë nuk u mor me akuzat ndaj tij por u mor me prokurorin dhe kjo ishte zgjedhja më e gabuar.
Kush e ka mësuar atë e ka mësuar gabim, kështu që Veliaj zgjodhi rrugën e gabuar dhe kështu që u fut në një grackë dhe rrugë pa krye. Veliaj të jetë me fat nëse nuk i ndërtojnë dhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal sepse kushtet janë dhe kriteret dhe deri tani është në një situatë të rëndë sa i përket çështjes procedurale.
Faza e sulmit të Veliajt për dorëheqjen apo përjashtimin e prokurorit ka kaluar, por problemi qëndron se Veliaj e kishte intimiduar punonjësin e policisë dhe ai ka pranuar se ka qenë i detyruar, nga frika e pushtetit që kryebashkiaku ka.
Sa i përket marrjes së telefonit nga punonjësi i policisë, Cakrani tha se dhënia e celularit është bërë në furgonin gjatë transportit që po e çonin në SPAK dhe është zbuluar kur kanë parë një thirrje hyrëse në telefonat e familjarëve të Veliajt.
Kështu e kanë regjistruar telefonatën dhe nga kjo doli që kishte bërë telefonatën. Kur ti mendon se ke pushtet e ka bërë atë por ama me këtë ke marrë në qaf persona të tjerë që punojnë për një rrogë.
Ai rrezikon futjen e sendeve të paligjshme dhe shpërdorimin e detyrës, por ata nuk ja kanë borxh Veliajt diçka të tillë sepse ata janë njerëz që punojnë për 500-600 mijë lekë të vjetra. Duke njohur personazhin, rolin dhe pushtetin e tij, kushdo do binte pre e këtij shantazhi.
Si do qoftë është një gjë e rëndë sepse nesër mund të shkarkohen nga puna. Nga ana e Veliajt është diçka e papërgjegjshme.
Veliaj gjatë telefonatave me familjarët ka dhënë dhe urdhra për të takuar personazhe të tjera, me anë të telefonatave të tij ka zënë në gojë gjysmën e Tiranës duke u nisur nga lidhjet e tyre me prokurorët dhe ka rënë në kurthin e të gjithë këtyre si idiot që është.
Ai duhet të rrijë në arrest me burg nisur nga të gjitha këto sepse ai e ka mbushur kupën nga pikëpamja ligjore.



