Një hap përpara/ Gratë e divorcuara në Arabinë Saudite fitojnë të drejtën për të kërkuar kujdestarinë e fëmijëve

Një hap përpara/ Gratë e divorcuara në Arabinë Saudite fitojnë të drejtën për të kërkuar kujdestarinë e fëmijëve

Nënat në Arabinë Saudite mund të mbajnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre pas divorcit pa paraqitur padi. Sipas një deklarate të Ministrisë së Informacionit Saudite të hënën, vendi po thyen traditën e rajonit, që favorizon më shumë kujdestarinë mashkullore.

Ndryshimi vjen në kuadër të reformave ekonomike dhe shoqërore që njihen si Vizioni 2030. Të nisuardy vjet më parë, këto reforma janë drejtuar nga princi i kurorës, 32-vjeçari Mohammed bin Salman.

Më parë, një gruaje në Arabinë Saudite i duhej t’i drejtohej gjyqit, në disa raste në procese që zgjasnin me vite, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve pas divorcit. Ministria e Drejtësisë në Arabinë Saudite lëshoi për gjykatat një qarkore, në të cilën specifikohet se në rastet kur përjashtohen  mosmarrëveshjet midis prindërve, një nënë duhet të kërkojë vetëm kujdestarinë e fëmijës. Kjo përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm në të drejtat e grave në vend, edhe pse kujdestaria ende i jepet babait në mungesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy