Në tubimin e mbajtur ditë më parë në Prizren, Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, vuri theksin tek numri i kandidatëve me nivel superior arsimor në listën e koalicionit LDK-AKR.
Pacolli ka folur edhe për kualitetet përsonale të kandidatëve, ku ka pohuar se lista LDK-AKR përbëhet nga njerëz profesionist, njerëz të dijës dhe njerëz të sinqertë.
Ai i ka ftuar votuesit që para se te vendosin se për kë do të votojnë, të bëjnë një krahasim në mes të listës LDK-AKR dhe listave të partive të tjera, dhe se te ky krahasim do të kuptojnë se kush jemi ne dhe kush janë ata, ka shtuar Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.



