"Jeddah Tower” eklipson “Burj Khalifa”, Arabia ndërton gradaçelën 1 km të gjatë (VIDEO+FOTO)

"Jeddah Tower” eklipson “Burj Khalifa”, Arabia ndërton gradaçelën 1 km të gjatë (VIDEO+FOTO)

Arabia Saudite nuk njeh limite në ndërtimin e gradaçelave, pasi kësaj here autoritetet vendase kanë firmosur një  kontratë për ndërtimin qiellgërvishëses më të lartë në botë në Jeddah, rreth 1 kilometër. Sipas nga “Arab News”, puna do të realizohet nga Al Fouzan General Contracting Co. dhe do të përfundojë brenda 12 muajve.

Ndërtimi i kullës Jeddah, në projektin fillestar thuhet se mund të kushtojë 1.2 miliard $, dhe zyrtarët kanë thënë më parë se ndërtimi do të përfundojë në vitin 2020. Në deklaratën e tij, Jeddah Company Ekonomik nuk ka thënë nëse ky afat kohor ishte në rrugën e duhur në përfundimin e projektit.

Qiellgërvishtësja e quajtur Jeddah Tower është parashikuar të jetë mbi 1.000 metra i gjatë, duke eklipsuar Dubai Burj Khalifa, e cila është mbi 828 metra.

Kulla më e lartë në botë, ofron një mjedis të qëndrueshëm dhe të përziera përdorimi, apartamente banimi, një zonë për turizmin vendas si destinacion i kohës së lirë dhe një qendër biznesi.

Projekti Jeddah thonë zyrtarët do ti japi vendit një mundësi zhvillimi dhe do të ofrojë mijëra mundësi punësimi për sauditët e rinj në fusha të ndryshme. Kjo kullë do të jetë xhevahiri i “Qendrës Ekonomike Jeddah”, një projekt komercial e rezidencial prej 57 milion metrash katrorë, që do të përfshijë shtëpi, hotele, zyra si dhe shumë atraksione turistike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy