Luftën ndaj asaj që e quan KÇK, kryeministri Rama e ka theksuar edhe gjatë vitiztës në SHBA. Në një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut, Rama është ndalur në aksionin e bujshëm të nisur në fillim të kësaj jave, të cilësuar si “Anti-KÇK”.
Rama tha se falë kësaj nisme të guximshme, krimi po luftohet me efektivitet.
“Prokurorë që nuk justifikojnë pasuritë e tyre do të dalin jashtë sistemit dhe mund t’iu nënshtrohen padive e kontrolleve në të ardhmen. Ajo që po bëjmë është e guximshme, të gjithë ata që janë dënuar për trafikim droge, qenie njerëzore, apo pjesëmarrje në çdo lloj veprimtarie të lidhur me terrorizmin apo vrasjen, duhet të vërtetojnë që shtëpia, biznesi, automjetet, toka, vijnë nga puna, jo nga aktivitetet e paligjshme. Policia ka apo duhet thjesht të raportojë bazuar në një listë të mbyllur. Nuk është diçka që e zgjedh sipas dëshirës, është një situatë, ku të gjithë duhet të përgjigjen”, tha ai.
Kreu i qeverisë ka shpjeguar me detaje procedurën që ndiqet për sekuestrimin e pasurive ngë OFL-ja.
“Policia dërgon një dokument, i kërkon subjektit të plotësojë një formularë brenda 48 orëve, dhe më pas është SPAK që do duhet të shqyrtojë dokumentet. Më pas, të kërkojë sekuestrim brenda 15 ditëve. Pasuritë sekuestrohen dhe më pas ka një proces të rregullt deri në 6 muaj, që vendos nëse do konfiskohen pasuritë apo jo. Është thjesht një verifikim administrativ, ku do duhet vërtetuar pasuria. Nëse nuk e vërteton dot, kaq ishte”, u shpreh kryeministri.



