Sulmi në Nice, dëshmitari filmon ekzekutimin e agresorit nga ana e policisë (VIDEO)

Sulmi në Nice, dëshmitari filmon ekzekutimin e agresorit nga ana e policisë (VIDEO)

Mbrëmjen e së enjtes në Nice kishte edhe nga ata që nuk mund ta besonin që në fillim se sulmi me kamion ishte më shumë sa një aksident. Në fakt ish bankieri egjiptian, Nader el-Shafei ndodhej në vendngjarje pasi kishte vendosur të kalonte pushimet e verës në Nice dhe kur u përball me kamionin e ndalur nuk bëri gjë tjetër veçse t’i dilte para dhe t’i thërriste shoferit se sapo kishte bërë një aksident të tmerrshëm.

 

Egjiptiani më vonë për mediat deklaroi se agresori i injoroi thirrjet e tija dhe kur pa qe ishte i rrethuar nga policia franceze nxorri diçka që në fillim u duk si telefon, por që më pas rezultoi të ishte një armë zjarri. Në këto kushte, gjatë kohës që nisën të shtënat, Nader el-Shafei u detyrua të fshihej por ndërkohë edhe filmoi nga afër ekzekutimin e agresorit franko - tunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel nga ana e oficerëve francezë.

 

Për më shumë

Përgjaket Franca, 84 të vdekur në Nice

Tragjedia në Nice të Francës nuk kurseu as fëmijët

Riprodhimi në 3D i atentatit në Nice. Ja si veproi vrasësi (VIDEO)

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy