Legalizimi i kanabisit, Idrizi: Rama ka gati licencën për tre oligarkë (VIDEO)

Legalizimi i kanabisit, Idrizi: Rama ka gati licencën për tre oligarkë (VIDEO)

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, thotë se nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor tregon se kryeministri Rama është futur në fushatë.

Në emisionin “Në fokus”, Idrizi tha se njësoj si në vitin 2017, Rama po përpiqet të krijojë në popull idenë e bollëkut. Por në fakt, sipas tij, nga legalizimi i kanabisit do të përfitojnë oligarkët pranë qeverisë.

Për shkak se e multiplikoi krizën ekonomike, Ramës i duhet që njësoj si në vitin 2017 të krijojë idenë e bollëkut. I mbani mend avionët që thoshin se ishin mushkonja. Në Itali u bënë me tonelata dhe krimi shqiptar arriti të kalonte nga kanabisi te drogat e forta me tonelata. Edi Rama për të krijuar idenë e një bollëku krijoi atë ekonominë e rreme të kanabisit. Sot është i detyruar të krijojë një situatë tjetër rozë, duke propozuar legalizimin, a tha se çfarë fitojnë shqiptarët. Do e japë licencën për tre oligarkë që sot i ka bërë gati”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy