Komisioni i Ekonomisë e ka shtyrë shkarkimin e Drejtoreshës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi, për shkak të mungesës së kuorimit, që erdhi pas mosparaqitjes së deputetëve të LSI-së.
Kërkesa për shkarkimin e kreut të AMF është bërë nga anëtarët e bordit të AMF, të cilët rendisin edhe një sërë provash ku drejtoresha Shehi ka shkelur ligjn në vendimmarrjet e saj dhe emërimet në departamente.
Shkresa mban datën 22 shkurt, kur në mbledhjen e bordit, katër nga pesë anëtarët kanë votuar pro shkarkimit edhe kanë përcjellë prova lidhur me kryerjen e veprimtarive në kundërshtim me ligjin nga drejtoresha Shehi.
Në kërkesë argumentohet se Shehi ka refuzuar zbatimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, rishikimin e rregullores mbi marrëdhëniet e punës, ka ushtruar kompetencat e bordit, duke emëruar dhe shkarkuar drejtorë të Drejtorive dhe Departamenteve.
Përplasjet mes kryetares së AMF dhe anëtarëve të bordit janë bërë publike në mesin e vitit të kaluar, dhe ato lidheshin me vendimmarrjen dhe rekturimet në institucion.
