Jazexhi: Hamasi si UÇK-ja, sulmi ndaj Izraelit nuk është akt terrorist (VIDEO)

Jazexhi: Hamasi si UÇK-ja, sulmi ndaj Izraelit nuk është akt terrorist (VIDEO)

Olsi Jazexhi, profesor i historisë, thotë se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit tregoi se rezistenca palestineze vijon akoma. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes Skype-it, Jazexhi hoqi paralele mes Hamasit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Izraeli po bombardon Gazën. I ka prerë furnizimin me ujë, energji dhe ushqime. Izraeli ka rrënuar më shumë se 400 pallate, xhami e ndërtesa të tjera. Ka tërbim masiv nga ana e regjimit Izraelit për një zhdukje finale të palestinezëve. Me sulmin që palestinezët nisën më 7 tetor, ka qenë diçka e papritur nga izraelitët. Amerikanët me mbështetjen që i dhanë Izraelit kishin krijuar idenë se ishte i pathyeshëm. Por kjo tregoi se rezistenca palestineze vazhdon akoma.

Nuk është akt terrorist ajo që bëri Hamasi. Hamasi është parti palestineze. Nga shumica e botës konsiderohet si ushtri çlirimtare. Njësoj si UÇK dikur. Sot Hamasi ka zyrat dhe përfaqësitë e tij.

Jazexhi tha se mbështetja që Perëndimi i jep Izraelit po e nxit atë të godasë edhe civilët.

Hamasi dërgon raketa sepse nuk ka teknologjinë e sofistikuar të Izraelit. Ky i fundit po shkatërron zona me civilë. Sipas ligjeve të luftës, civilët nuk goditen. Por kjo është ajo që amerikanët e quajnë dëmi kolateral. Izraeli është pak a shumë sa Shqipëria por ka rreth 15 milionë banorë. Rezultat kjo i importimit të hebrenjve nga e gjithë bota për të mundur demografikisht popullsinë arabe.

Edhe ajo që bën Izraeli është terrorizëm. Lufta Izrael-Palestinë është luftë shumë e ashpër. Izraeli ka një shtet aparteidi. Civilët në luftën Izrael-Palestinë i vret Izraeli. Edhe Gjykata ndërkombëtare e Krimeve të Luftës nuk ka thirrur asnjë gjeneral izraelit. Kjo ndodh sepse Izraeli ka mbështetjen e Perëndimit. Izraeli i ka kthyer vendin në fashist, ku arabët konsiderohen si kafshë. I ka dërguar në Rripin e Gazës.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy