Papa: Trump kërkon që përmes ambasadorëve miq dhe donatorë të ketë kontakte të drejtpërdrejta dhe që askush të mos e mashtrojë

Papa: Trump kërkon që përmes ambasadorëve miq dhe donatorë të ketë kontakte të drejtpërdrejta dhe që askush të mos e mashtrojë

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp vijon të surprizojë me emrat për poste të rëndësishme diplomatike.

 Pas caktimit të krushkut të tij Charles Kushner, si ambasador në Paris, dhe Massad Boulos, si i dërguar në Lindjen e Mesme, Trump ka bërë të ditur edhe emrat e ambasadorëve të ardhshëm në Greqi e Turqi.

Autori i emisionit Fokus Robert Papa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Trump kërkon që përmes ambasadorëve miq, donatorë dhe njerëz të familjes të ketë kontakte të drejtpërdrejta dhe që askush të mos e mashtrojë.

Trump kërkon që përmes ambasadorëve miq, donatorë dhe njerëz të familjes të ketë kontakte të drejtpërdrejta dhe që askush të mos e mashtrojë. Do të ketë përsëri të njëjtën sjellje, të njëjtën qasje si në rastin e Ukrainës, shkarkoi ambasadorin atje.

 A e dëmton kjo diplomacinë amerikane, presim ta shohim. Ai ka folur me superlativa për Rubion, ka bëtë një tjetër emërim sot. Në DASH, Trump nuk ka dërguar emërime karagjoze, por ka emërime serioze.

Pyetjes se pse nuk është emëruar një ambasador për Shqipërinë Papa iu përgjigj:

Ashtu si në futboll ka tre kategori ekipesh që luajnë. Shqipëria nuk është as kategoria e para, as kategoria e dytë.

Shqipëria mbeti pa ambasador se një senator bllokoi 40 vende ambasadorësh.

Nuk është një qëndrim vetëm ndaj Shqipërisë, por ndaj vendeve pa rëndësi u zhbllokua vetëm Izraeli,, Italia dhe India.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy