Zelensky thirrje OKB-së: Hiqeni përfundimisht Rusinë si anëtare, sulmet e saj terroriste

Zelensky thirrje OKB-së: Hiqeni përfundimisht Rusinë si anëtare, sulmet e saj terroriste

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën, një ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një qendër tregtare në Ukrainën qendrore, për të kërkuar që Rusia të ‘shfaroset’ si anëtare e përhershme e grupit.

Zelensky e nisi fjalimin duke thënë se OKB-ja nuk kishte ende një përkufizim ligjor të termit “shtet terrorist” të dakordësuar nga të gjithë anëtarët e OKB-së, “domosdoshmëri për ta sanksionuar atë ligjërisht në nivelin e Kombeve të Bashkuara dhe për të ndëshkuar çdo shtet terrorist”.

Ai më pas kaloi te agresionet e fundit ndaj Ukrainës që nga e shtuna e kaluar, duke përfshirë sulmin në një ndërtesë banimi në Kiev, një raketë në oborrin e një kopshti të dielën dhe një sulm me raketa në një qendër tregtare në Kremenchuk në Ukrainën qendrore.

“Ata që kryen sulmin nuk mund të mos e dinin se ishte në një qendër tregtare”, shtoi Zelensky.

Ai më pas e pyeti anëtarët e OKB nëse: “Kush nga ju nuk pajtohet se ky është terrorizëm? Nëse në ndonjë pjesë tjetër të botës, ndonjë organizatë do të vepronte njësoj si Rusia që po vret ukrainasit, nëse një vend vriste ndonjë popull paqësor, kjo do të njihej patjetër si terrorizëm. Një organizatë e tillë do të bëhej armik për të gjithë njerëzimin. Prandaj ajo që dënohet në nivelin e kriminelëve konkretë dhe organizatave kriminale nuk duhet të kalojë pa kontroll në nivel shtetëror”, shtoi ai.

Zelensky më pas i bëri thirrje Këshillit të Sigurisë në OKB-së që të përjashtonte Rusinë nga ai organ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy