Nepravishta: Gratë dhe vajzat kanë pasur pengesa, i’u është dashur të përgatiten shumë

Nepravishta: Gratë dhe vajzat kanë pasur pengesa, i’u është dashur të përgatiten shumë

Aktivistja Rea Nepravishta, thotë se të jesh feministë do të thotë të duash barazinë, që njerëzit të jenë të çliruar dhe të lirë, të imagjinosh një botë në të cilën njerëzit jetojnë më të lirë, më mirë, më të lumtur.

E ftuar në emisionin “Arnautistan” teksa diskutoi se sa feministë janë gratë, ajo deklaroi se të ketë barazi do të thotë të ketë shanse të barabarta dhe se një feministë vlerëson dhe femrat dhe burrat.

Në të gjitha vendet perëndimore vazhdon feminicidi, ekzistojnë paga të pabarabarta, edhe në këtë botën perëndimore nuk është arritur barazia. Gratë dhe vajzat kanë pasur më shumë pengesa për të pasur status të barabartë me burrat, iu është dashur të përgatiten shumë më shumë. Ndaj janë më të përgatitura, më të zonjat në punë dhe punojnë shumë më mirë se burrat në disa raste. Të gjitha llojet e punës, përveç atyre me rëndesë fizike, mund të bëhen njëlloj si nga burrat si nga gratë. Nëse në kapitalizëm puna ka një vlerë të caktuar monetare, gratë bëjnë një punë jashtëzakonisht të madhe të papaguar, puna në shtëpi, përveçse shkojnë në punë, njësoj si burri.

Ajo tha se ka pasur lëvizje të mëdha në Amerikë, ku kërkohet që puna në shtëpi të paguhet.

Sipas saj, janë shumë të pakta tiparet gjinore me të cilat vajzat dhe gratë lindin, duke nënvizuar se pjesa më e madhe janë mësuar dhe trashëguar nga shekulli në shekull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy