Këshilli Kombëtar i PD vendos anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë

Këshilli Kombëtar i PD vendos anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë

Partia Demokratike ka zhvilluar këtë të enjte mbledhjen e Këshillit Kombëtar, përmes platformës online “Zoom”, ndërsa zgjati rreth 1 orë. Mbledhja u drejtua nga Gazmend Bardhi, ku u vendos anulimi i zgjedhjeve në datën 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë. Gjithashtu, në mbledhje është pranuar dorëheqja e Lulzim Bashës e datës 21 Mars 2022 dhe po ashtu e Enkelejd Alibeajt që mban datën 17 Maj 2023. Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lartë drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD, Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata. Vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, PD: 1. Konstatimin se në datën 20 Qershor 2023 nuk ka patur asnjë mbledhje të rregullt dhe statutore të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe asnjë vendim të vlefshëm statutor e ligjor të këtij organi. Të gjitha të ashtuquajtura vendime/qendrime, përfshirë ngritjen e Komisionit Zgjedhor apo Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës, janë nul dhe akte absolutisht të pavlefshme. 2. Shfuqizimin e vendimit të datës 6 Qershor 2023 të Kryesisë së Partisë “Për organizimin e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”, si dhe të gjitha vendimet/udhëzimet apo urdhrat që kanë pasuar këtë vendim deri në datën e këtij vendimi të Këshillit Kombëtar. Anullimin e procesit për zgjedhjet e Kryetarit të PDSH që ishte njoftuar për në datën 29 Korrik 2023. 3. Pezullimin e veprimtarisë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj. 4. Pranimin e dorëheqjes datë 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha dhe pranimin e dorëheqjes datë 17 Maj 2023 si Nënkryetar i Partisë Demokratike të z. Enkelejd Alibeaj. 5. Mbështetjen e plotë të të gjithë veprimtarisë së Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe altenativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse. 6. Grupi i deputetëve nismëtar i përbërë nga Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Dashnor Sula dhe Helidon Bushati, ngarkohen që të gjithë sëbashku, ose përmes një përfaqësuesi ligjor të caktuar në mënyrë të përbashkët, të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e këtij vendimi, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të organeve statutore të partisë, në rrugë ligjore për të kundërshtuar cdo akt që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PDSH, si organi më i lart drejtues i Partisë, i autorizon që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë ti drejtohen (si palë: paditës, i paditur, kërkues, person i tretë, ankues, etj.), gjykatave të të gjitha niveleve, për të kundërshtuar cdo akt të njëanshëm që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, si dhe për të kërkuar çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PDSH, sipas deklaratës publike të datës 21 Mars 2022, në regjistrin e partive politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy