Xhaferraj: Basha-Berisha bashkë me të vetët se mundin dot Ramën, duhet lidership i ri

Xhaferraj: Basha-Berisha bashkë me të vetët se mundin dot Ramën, duhet lidership i ri

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar situatën në Partinë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se opozita duhet të dimensionohet, por pa menduar që Berisha apo Basha duhen përjashtuar. Sipas tij, faktet na thonë se Berisha me ata që ka pas vetes, dhe aq më shumë Basha me të vetët, të gjitha bashkë nuk e mundin dot Ramën.

Në vitet 90’ ka qenë një bandë muzikore me një shprehje, aty nuk shkohet dhe këtu nuk rrihet. Unë jam krejtësisht i investuar për të bërë maksimumin tim, që opozita të ridimensionohet. Me një lidership të ri, por pa menduar që Basha dhe Berisha të përjashtohen. Berisha jo të largohet, por të jetë pjese kontribuese. Aq më shumë Basha duhet të kontribuojë. Të krijohet një lidership i ri që të sjellë atë potencial të munguar të opozitës. Berisha me ata që ka pas vetes, apo edhe Basha, shkojnë te maksimumi 600 mijë. Si do të bëhet të mundim këta? Ata vjedhin dhe bëjnë të këqija, por në fund të fundit ata çertifikohen. Kjo evidencë elektorale, e bën të domosdoshme.

Me Berishën nuk bëhet, por pa Berishën nuk bëhet. Nuk mund ti thotë grupimi me 10% Berishës të ikë. Ndërkohë, Berisha nuk ka të drejtë të thotë të shohin majën e veshit pa pasqyrë sepse nuk largohem. Brenda pishinës që ka prodhuar 500 mijë vota, Berisha nuk konkuron dot. Shoh turin e Lulzim Bashës, ai thotë do të konkuroj te kjo pishina e 60 mijë votave. Këtë e mori dhe e solli Berisha, e mbajti 8 vjet, për çfarë duhet konkurimi i këtij? Duhet reflektim. Janë të domosdoshëm, i kanë dhënë PD-së, Berisha 13 vite. Cfarë problemi ka të rrijë aty si një vagon i rëndësishëm? Në 2005 ishte lokomotivë dhe shumë mirë. Tani nuk ja del dot, është një tren që nuk na çon dot aty ku duhet të shkojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy