
Një letër si në shekullin e njëzetë, por e postuar në mënyrë moderne. Postimi në Instagram i Aleksei Navalnit është një deklaratë dashurie për të shoqen.
"Julia, ti më shpëtove dhe kjo le të shkruhet në librat shkollorë të neuroshkencës", shkroi Navalny, duke falënderuar gruan e tij për ndihmën në momentin më të vështirë të jetës së tij.
Postimi shoqërohet me një foto të çiftit në spitalin Charité në Berlin. Por nëse nga njëra anë ka dashuri, në anën tjetër vijon lufta politike. Navalny i ka kërkuar policisë ruse të kthejë rrobat e sekuestruara në Omsk, duke qenë se ato janë "prova".
Po dje, lidhur me Navalnin pati edhe një sqarim tjetër. Dje disa media ruse raportuan se Gjykata e Lartë kishte mbyllur përfundimisht garën e partisë së Navalny-t, Rusia e së Ardhmes, së cilës i ishte mohuar regjistrimi nga Ministria e Drejtësisë, sepse kishte një organ tjetër politik me atë emër.
Në fakt bëhet fjalë për një parti me të njëjtin emër. Kjo u bë e qartë nga zëdhënësi i Navalny, Kira Yarmush, i cili theksoi se kjo nuk ishte një parti por "një grup hajdutësh që thjesht vodhën emrin tonë". Stafi i Navalny-t bëri të ditur se nuk do të paraqesë përsëri kërkesën tek autoritetet ruse, por do të presë vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku është çuar apeli.



