Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 28 prill

Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 28 prill

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka shpallur zgjedhjet e parakohshme më 28 prill. Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle. Pak ditë më parë, Parlamenti nuk kaloi projektbuxhetin, për shkak të votës kundër të partisë së djathtë, PP, Lëvizjes Ciudadanos dhe katalanasve.

Megjithatë, bursa spanjolle nuk i ka reflektuar këto zhvillime politike.

"Ju njoftoj se kam propozuar shpërbërjen e Dhomave dhe thirrjen e zgjedhjeve të përgjithshme për 28 prill dhe e kam komunikuar këtë vendim tek mbreti", tha kryeministri Pedro Sanchez. "Qeveria është përballur me refuzimin e buxhetit më social të vendit tone. Zgjedhja ishte të vazhdonim të qeverisnim me një ligj buxheti që nuk është yni dhe nuk u përgjigjet nevojave sociale të vendit tonë, apo të angazhojmë të gjitha përpjekjet dhe energjinë kolektive në transformimet e mëdha që duam. Mes të mos bërit asgjë dhe dhënies së fjalës së fundit spanjollëve, zgjodha këtë të dytën. Spanja është e spanjollëve, do të vendosin ata nëse do të bëjnë një hap prapa ose do të ecin përpara në rrugën e përparimit”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy