
Një 47-vjeçar senegalez mori peng një autobus me nxënës në Milano, Itali. Mediat italiane raportojnë se pengmarrësi fillimisht i ka kërcënuar nxënësit me jetë: “Dua t’i jap fund, vdekjet në Mesdhe duhet të ndalen. Nuk shpëtoni të gjallë”, kanë qenë thirrjet e tij. Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë, ndërsa fatmirësisht asnjë nga nxënësist nuk u plagosën.
Sapo policia e ka bllokuar autobusin, i dyshuari ka dalë nga mjeti teksa mbante në dorë një çakmak dhe i vuri zjarrin automjetit. Flakët janë shuar nga karabinierët, të cilët e arrestuan autorin e më pas ndihmuan nxënësit që të dalin prej andej me radhë.
Personi që i vendosi flakën autobuzit ishte me dokumente italiane që prej vitit 2004 dhe rezulton të jetë një person me precedentë penalë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale.



