‘Ushqim i mirë dhe aktivitet fizik’, Anila Kalleshi jep këshillat që duhet të ndjekin personat mbipeshë

‘Ushqim i mirë dhe aktivitet fizik’, Anila Kalleshi jep këshillat që duhet të ndjekin personat mbipeshë

Anila Kalleshi dietologe klinike e ftuar në Zgjohu me MCN  ka folur për obezitetin dhe regjimin ushqimor të duhur që duhet të ndjekim.

Ajo renditi disa nga faktorët kryesorë që na çojnë në mbipeshë, duke bërë të ditur dhe hapat që duhen ndjekur për ta menaxhuar dhe pasur nën kontroll mbipeshën.

Ndër të tjera ajo veçoi se ndër gjërat kryesore që duhet të kemi parasysh është menaxhimi i stresit, aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm.

Obeziteti është mënyra e të ushqyerit, jo vetëm volumi që një person ha, pijet energjike, të gazuara, ngjyruesit, por dhe cilësia e produkteve ushqimore të cilat trajtohen me hormone dhe pesticide, ushqime të paketuara që nuk ofrojnë vlera ushqyese.

Fasha më e prekur është zakonisht pas të 50 se dhe ndryshimet hormonale janë një tjetër faktor. Me kalimin e viteve dhe ato që kanë qenë shumë elegante fillojnë dhe grumbullojnë nga pak. Kemi shumë persona që mund të kenë mbajtje të lëngjeve në trup, kripërat kanë tendencë të mbajnë lëngje në trup duke krijuar një shtim peshe.

Shtimi i peshës dhe ajo shprehja që dhe ujë më bëhet shëndet mund të ndodhë te ata persona që përdorin ilaçe, kortizonikët janë përgjegjëse të mbajtjes së ujit.

Një tjetër faktor mund të jetë vezorja pocilistike, e cila vjen nga marrja e pilulave për të rregulluar ciklin menstrual. Dhe mbajtja e stresit është një tjetër faktor që çon në konsumimin e ushqimeve.

Presioni i mediave duke parë se personi nuk arrin të mbajë një peshë elegante kalon në zhgënjim që të çon në shtim peshe. Gjumi është shumë i rëndësishëm dhe në rast që nuk e bëjmë gjumin e qetë nuk arrijmë të frenojmë urinë.

Dieta efikase është ajo e përtypjes 100 herë të një kafshate ushqimi në gojë, kjo bënë që të kaloi koha dhe të mos kesh mundësi të hash shpejt e shpejt sepse nuk arrin të frenosh dhe të kuptosh se kur është momenti i ngopjes.

Dhe ushqimi në këmbë është i dëmshëm. Një tjetër element i dëmshëm është kur konsumojmë ujë gjatë ushqimit. Ka njerëz që dhe kur kanë lënë cigaren kanë marrë shëndet sepse mungesa e nikotinës i është kthyer në një volum ushqimi.

Sa i përket dietave mund të mbash dieta shumë por mund të të kthehet në anemi, deficenca që do duhet ti marrësh më pas përmes suplementeve, do kesh pasoja dhe probleme.

Hapat kryesore për menaxhimin e peshës janë ushqimi i shëndetshëm që është baza e gjithçkaje, sporti dhe aktiviteti fizik, të shmangim qëndrimin e tepërt përpara ekraneve, noti, zumba janë të shëndetshme.

Menaxhimi i stresit është i rëndësishëm. Hidratimi si dhe ajo çfarë është më e rëndësishme nuk duet të bazohemi te faktori gjenetik. Shumë e rëndësishme është të njohim pasojat që sjell obeziteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy