Propozimi ndryshe i qeverisë peruane për personat që abuzojnë me të miturit

Propozimi ndryshe i qeverisë peruane për personat që abuzojnë me të miturit

Presidenti peruan Pedro Castillo deklaroi këtë të shtunë se qeveria e tij synon të vendosë tredhje të detyrueshme kimike për ata persona që abuzojnë seksualisht me të miturit, si pjesë e masave të reja kundër këtyre krimeve.

Mjaft më me një dhunë të tillë: krimet seksuale ndaj fëmijëve nuk do të tolerohen nga kjo qeveri dhe as nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

Castillo deklaroi se u shokua pas përdhunimit të një vajze trevjeçare që tronditi vendin.

Mirëpo që të hyjë në fuqi, propozimi i kreut të shtetit duhet të miratohet fillimisht nga parlamenti peruan.

Castillo përmendi Rusinë, Poloninë, Korenë e Jugut, Indonezinë dhe Moldavinë si vende ku aktualisht praktikohet tredhja kimike e përdhunuesve.

Një ndëshkim i tillë konsiston në dhënien e ilaçeve që pengojnë dëshirën seksuale, si një mënyrë parandaluese kundër ngjarjeve të tilla të mundshme.

Sipas Ministrisë peruane të të Drejtave të Grave, më shumë se 21.000 të mitur kanë rënë pre të përdhunimit në katër vitet e fundit. Ndërkohë vetëm në vitin 2021 janë regjistruar 6929 raste. Në Peru, përdhunuesit e të miturve nën moshën 14 vjeç përballen me burgim të përjetshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy