Zëvendëskryetari i KRIIK Albania, Dritan Taulla, marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Kodin Zgjedhor, thotë se drafti i publikuar një ditë më parë është minimumi i minimumit që Kuvendi i Shqipërisë dhe klasa politike duhet të kishte bërë.
Duke folur për MCN Live, Taulla deklaroi se ajo që po serviret nuk është një reformë zgjedhore, por Kuvendi thjesht po bën detyrën duke adresuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për t’i hapur rrugë se si do të votojnë shqiptarët që do jetojnë jashtë vendit.

Kjo që po bëhet është minimalja që duhej bërë katër vite më parë, që diaspora të votojë më lehtë. Këtu nuk po bëhet reformë zgjedhore, por amendime.
Ne kemi kërkuar hapjen 100% të listave dhe pragun e cilësuam si prag që cenonte të drejtën e qytetarëve shqiptarë.
Ndryshimet që u bën në këtë moment sjellin një hapje pak më të madhe.
Drafti që ka qarkulluar në mënyrën si e përllogarit listën e fiksuar dhe listën e hapur, pasi do ketë dy lista, qark pas qarku pjesëtohet numri i mandateve me tre.
Duke marrë si shembull, qarku Dibër ka pasur në total 5 mandate.
Mënyra si përllogariten me draftin e djeshëm, 5 do pjesëtohet me tre dhe del një numër 1.666.
Amendimi thotë se kjo 1.666 do të rrumbullakoset me shifrën më të afërt.
Thënë ndryshe dy deputetë do jenë nga lista e mbyllur dhe tre deputetë nga lista e hapur. Por një problem i tillë është se bie ndesh me Kushtetutën.
Idealja do të ishte sa më shumë të jetë e mundur të jetë e hapur lista.



