Qytetarët kritikojnë Ramën për "Rrugën e Arbrit", kryeministri: Më jepni mandat të plotë dhe pastaj më gjykoni

Qytetarët kritikojnë Ramën për "Rrugën e Arbrit", kryeministri: Më jepni mandat të plotë dhe pastaj më gjykoni

Akuza të forta ka marrë kryeministri Rama nga ndjekësit e tij në Facebook, për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe për mënyrën se si ka zgjedhur të bëjë fushatën me stilin “gju më gju me popullin” dhe për premtimet e fushatës, konkretisht me Rrugen e Arbrit.

Komentuesi: Ti ke thene qe do filloj rruga e arbrit para zgjedhjeve ?? Apo se kishe per kto zgjedhe qe po vij ‘?!!

Rama: Po finalizohet kontrata Kimo, jane procedura qe nuk i kam une ne dore. Po mos ki merak se brenda veres mbyllet dhe voton ti s’voton ti, puna fillon

ram2

Komentuesi: Tshofim ket 4 vjecar qe vje sa do punosh

Rama: Me jepni mandat te plote dhe pastaj me gjykoni per te gjitha!

‘Zgjedh ata që të lëpijnë, je viktima e shekullit’, Rama i përvishet kritikëve

Nje komentues e akuzon se zgjedh njerez qe t’i lepihen atij dhe jo ata qe e meritojne, kurse nje tjeter se me fushaten qe po ben po tregon se eshte “viktima e shekullit te ri”. Rama nuk ia ka kursyer pergjigjet, ja si:

Replikat 

Komentuesi: Nepotizmi do ti dhjesi te gjitha dhe ato te mira qe bene…gjithe familja e Servet Pellumbit ne parlament, merr biznesmen qe nuk kane lidhje me politiken, merr ata qe te lepijne ty dhe jo ata qe meritojne te jene…Turp te te vij…hiqe tani komentin si e ke zakon. diktator…

Rama: Ron, komentet i heq Roja i Etikes se faqes jo une dhe edukata nuk eshte diktature ashtu si edhe fjalori i mbas tekes se gjashte nuk eshte demokraci

Komentuesi: Rama,ne formen sesi poben fushat elektorale…gju- megju me popullin melejo tethem -( JE VIKTIMA e shekullit te Ri). Mevjen keq per Shqiptaret qe ndjekin Barsaletat tua!

Rama: Enver, keqardhja jote per shqiptaret eshte qesharake njesoj si fotoja me peceten e restorantit perpara

ram1

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy