
Shtëpia e lideres së qeverisë civile të Mianmarit, Aung san Suu Hyi do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për rezidencën, ku aktivistja, politikania dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqen jetoi nën arrest shtëpie për gati 15 vjet, dhe ku më pas priti Presidentin e SHBA-së Barack Obama, Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.
Në muajin mars, rezidenca historike buzë liqenit dhe toka përreth, e vendosur në zemër të Yangon, do të dalin në ankand nga autoritetet gjyqësore të vendit, të cilët vendosën një çmim fillestar prej 300 miliardë Kyat (rreth 90 milionë dollarë), një shifër që sipas shumë vëzhgues do të dekurajojnë çdo blerës të mundshëm.
Qeveria e Unitetit Kombëtar, ekzekutivi në hije i krijuar nga kundërshtarët e qeverisë ushtarake, akuzoi juntën se kishte nxjerrë shtëpinë në ankand si pjesë e një hakmarrjeje politike kundër Aung san Suu Hyi dhe kërcënoi me veprime ligjore kundër kujtdo që vendos të blejë pronën.
Sipas organizatave pro-demokracisë, ndërtesa dhe parku përreth janë një trashëgimi kulturore e vendit dhe për këtë arsye duhet të mbrohen.
Ligji teorikisht i lejon Aung San Suu Kyi të drejtën e refuzimit të parë për blerjen e banesës.
78-vjeçarja e arrestuar që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021 dhe që atëherë është dënuar nga junta me 33 vjet burg, më vonë ulur në 27, për 19 akuza të ndryshme.
Aung San Suu Kyi thuhet se vuan nga probleme të rënda shëndetësore, por junta po e mban të fshehtë gjendjen e saj.



