Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2025

Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2025

Qeveria kroate njoftoi planet për të rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë e vendit.

“Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur propozime ligjore që rregullojnë trajnimin bazë ushtarak, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e shërbimit ushtarak”, tha media lokale “Indeks.hr”.

Ministria ka shtuar se procedurat për miratimin e ligjit pritet të fillojnë në janar dhe thirrjet e para për rekrutët priten në mesin e vitit 2025.

“Potenciali është midis 17.000 dhe 18.000 të rinj që mbushin 18 vjeç çdo vit dhe që janë kandidatët tanë të ardhshëm për trajnimin bazë ushtarak”, ka thënë më parë ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiç gjatë një turneu në kazermat potenciale.

Presidenti Zoran Milanoviç nuk e ka kundërshtuar në mënyrë të qartë rekrutimin, por ka thënë se çështja duhet të diskutohet në një seancë të Këshillit të Mbrojtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy