Ngjela shpjegon ndryshimin e kohërave për familjen shqiptare: Ja ku dallon koncepti i saj në komunizëm dhe demokraci

Ngjela shpjegon ndryshimin e kohërave për familjen shqiptare: Ja ku dallon koncepti i saj në komunizëm dhe demokraci

Koncepti i një familje shqiptare në komunizëm dhe i një familje moderne në demokraci, bart në vete ndryshimin e kohërave, analizon avokati Spartak Ngjela. 

Për mikrofonin e “Zgjohu me MCN”, Ngjela thotë se në komunizëm, martesa me dashuri ishte doktrinë të cilës iu përgjigjen më shumë qytetet e mëdha sesa pjesa rurale.

Si ka qenë më e fortë familja shqiptar në historinë e vet, kur kanë qenë martesa me shkuesi, që i zgjidhte familja, apo këto me dashuri ?.

I pari që e futi këtë doktrinë deri me forcë, ishte komunizmi, ai pranonte vetëm martesat ma dashuri, e kishte në doktrinë. Vetëm qytetet e mëdha e pranuan, se të tjerët nuk e pyesnin, erdhi vonë koha moderne në Shqipëri.

Sa i përket martesës kishte shumë gjëra negative në Shqipëri, po ata i hoqën me dhunë, p.sh. martesa me disa gra quhej krim, në kohën që përpara ishte e lejuar. Në funksion të emancipimit të gruas që e kishin si doktorinë i dhanë përparësi të madhe gruas, edhe e pushtet, kudo, donte barazi.

Minifundin nuk e lejuan por hoqën çitjanet.

Në viti 1913, ligi ka qenë në progres dhe në qytet fillojë të zhvillohet dashuria dhe martesa me dashuri. Vendin kryesor e kishte Korça me serenata, ai vet atë që dashuronte i bënte serenata. Kurse dashuria hyri e futi komunizmi me dhunë. Kishte në gjë interesante se e kishin në doktorinë dashurinë e lirë. Kur martohej ta bënin pyetjen “me dashuri apo me shkuesi”? nuk thonin gjë, por e kishin si pyetje. Ata bën Kodin e Familjes mbi bazën e Engelsit.

Profesor Ngjela, analizon fakti se pse shqiptarët krahasuar se popujt tjerë e kanë më të theksuar të shprehur të xhelozinë në marrëdhënie me gruan.

Ne jemi një vend me origjinë patriarkale që në kohën e Zogut. Komunizmi e mbante ekuilibrin me dhunë, ajo ishte diktaturë e cila përfshinte të gjithë spektrin shoqëror, jo vetëm politik.

Por tani vjen pyetja a vjen sot, ne këtë liri duhet kuptuara ku është dimensioni i burrit dhe ku është i gruas, në funksion të zhvillimit të qytetërimit, është qytetërim dashuria.

Atëherë pyetja bëhet si jemi ne si shoqëri në raport me shoqërinë tjera të perëndimit, në funksion të xhelozinë, ne e kemi shumë të madhe. E kanë edhe arbëreshët p.sh., e kanë më shumë sesa e kanë evropianët perëndimor.

Xhelozia nuk është vetëm ajo që shprehet, por edhe ajo që mendohet, ai e ka të brendshme por nuk e shpreh. Dhe shpesh këto çojnë në krim në familjet shqiptare sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy