Kryeministri i vendit Edi Rama pak ditë më parë teksa ishte në një bashkëbisedim me qytetarët e Durrësit thëksoi se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Vlorë dhe në Durrës.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Vlora dhe Durrësi janë nevralgjike për Shqipërinë, pasi nëse bëhen dy krahët e turizmit, i japin frymë të gjithë Shqipërisë.
Lidhur me këtë vendim të kryeministrit në një lidhje Skype për MCNTV është pyetur analisti i njohur Mustafa Nano se si e sheh ai këtë kandidim dhe a do të kishte vlerë të kandidonte në Shkodër?
Nano theksoi se do të dëshironte që kretari i Partisë Socialiste të kandidonte në Shkodër për shkak edhe të marrëdhënies pak të vështirë që kjo parti ka pasur me këtë qytet.
“Unë do të doja që kryetari i Partisë Socialiste, përtej emrit Edi Rama të kandidonte në Shkodër, se marrëdhënia këtij qyteti me PS ka qenë pak e vështirë. Do të doja këtë kandidim, ashtu siç do të doja që edhe kryetari i PD të kandidonte në Korcë ose Vlorë, edhe kjo për të njëjtën marrëdhënie që kjo parti ka me këto qytete.
Zgjedhjet që ka bërë Rama janë të thjeshta, zgjedhje që nuk do të dilte asnjëherë i humbur. As në Shkodër nuk do humbiste gjithsesi. Mendoj se nuk ka as pse të kandidoj në disa vende edhe pse ligji e lejon, ai mund të kandidojë vetëm në një qark”, u shpreh Nano.



