Polonia refuzon të paguajë naftën dhe gazin rus në rubla

Polonia refuzon të paguajë naftën dhe gazin rus në rubla

Kompania polake e naftës dhe gazit e kontrolluar nga shteti, PGNiG, njofton se do të vazhdojë të paguajë për blerjet e saj të gazit rus sipas kontratës aktuale dhe do të refuzojë të bëjë pagesa në rubla, siç kërkohet nga Moska.

Në një konferencë për shtyp gjatë së enjtes, drejtuesi i kompanisë polake, Pavel Mayevsky, tha se nuk ekziston një mundësi e tillë

Nuk është se pala tjetër mund të ndryshojë mënyrën e rregullimit të pagesës sipas dëshirës. Ne do ta zbatojmë kontratën ashtu siç e kemi nënshkruar.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi qeverinë një ditë më parë, që të nxjerrë një direktivë e cila e detyron Gazprom të ndryshojë kontratat e furnizimit me gaz me “vendet armiqësore” në pagesë me rubla.

Përkufizimi “armiqësorë” lidhet me vendet që kanë miratuar sanksione kundër Rusisë për luftën e nisur me Ukrainën.

Sipas Presidentit rus, furnizimi me mallra ruse në Bashkimin Europian dhe SHBA dhe marrja e pagesave në dollarë dhe euro “nuk ka kuptim për ne”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy