Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se BE po tenton ta distancojë veten nga Turqia.
Ai shtoi se Ankaraja do bëjë vlerësimin e situatës, duke shtuar se “ne po ashtu mund të marrim një drejtim tjetër” nga Brukseli.
Deklaratat e liderit turk u bënë teksa ai u nis për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Raportet mes Perëndimit dhe Turqisë u përkeqësuan pasi qeveria turke nisi një shtypje pas një puçi të dështuar ushtarak më 2016, duke nxitur akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.



