Moti për javën/ Meteorologia Gjoni: Javë e nxehtë, temperaturat nuk do të kalojnë 34°C (VIDEO)

Moti për javën/ Meteorologia Gjoni: Javë e nxehtë, temperaturat nuk do të kalojnë 34°C (VIDEO)

Meteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM bëri të ditur për "MCN live" se kjo javë do të karakterizohet nga mot i nxehtë, por temperaturat nuk do të jenë aq të larta sa ato të javës së kaluar.

 

Sipas saj, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 34°C, ndërsa temperaturat minimale do të jenë rreth 2 gradë më të ulëta, duke i bërë netët disi më të freskëta.

 

Kjo javë do të jetë e nxehtë, siç është tipike për muajin korrik, por temperaturat do të mbeten brenda normalitetit klimatik për këtë periudhë. 

 

Maksimumet nuk pritet të kalojnë 34°C, ndërsa netët do të jenë pak më të freskëta krahasuar me javën e kaluar. 

 

Në disa qarqe të vendit mbetet i lartë ‘rreziku për zjarre’, për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të thata.

 

Sipas parashikimit, rritja më e ndjeshme e temperaturave pritet të rikthehet gjatë javës së ardhshme, kur vendi do të përfshihet nga një valë tjetër e të nxehtit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy