Mustafa reagon për Haradinajn: Nuk e ndërpresim dialogun me Serbinë

Mustafa reagon për Haradinajn: Nuk e ndërpresim dialogun me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur Ramush Haradinajt të AAK-së, partisë me të cilën është në kualicion, pas deklaratave për ndërprerjes e negociatave me Serbinë, si pasojë e konfirmimit të akt-akuzave nga gjykata e Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Mustafa ka deklaruar se nuk ka arsye që Kosova të ndërpresë dialogun përsa kohë kjo është në interes të vendit.

“Nuk kemi asnjë arsye që qeveria jonë të mos bashkëpunojë me BE-në për të gjitha proceset përfshirë edhe procesin e dialogut. Dialogu nuk bëhet për Serbinë por për interesa të Kosovës,”- tha Mustafa për Gazetën Express.

Më tej Mustafa foli edhe për konfirmimin e aktakuzave kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke thënë se kanë reflektuar shembull të mirë të bashkëpunimit më drejtësinë.

“Z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi si dhe z. Krasniqi kanë reflektuar shembullin më të mirë të bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë dhe besimin në këto institucione”, përfundoi Mustafa.

Kjo deklaratë e Ramush Haradinajt nuk dihet nëse do të ketë ndikim për përçarjen e kaulicionit me LDK-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy