Gjyqi ndaj kryebashkiakut, Rusta: Veliaj refuzon të futet në kafazin e qelqtë, mungon dhe Ajola Xoxa

Gjyqi ndaj kryebashkiakut, Rusta: Veliaj refuzon të futet në kafazin e qelqtë, mungon dhe Ajola Xoxa

Në ambientet e Gjykatës së Posaçme u zhvillua seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në të cilën ai vetë ka refuzuar të jetë i pranishëm fizikisht. 

 

Lidhur me këtë zhvillim, gazetari Arsen Rusta deklaroi për MCN Live se në seancë mungojnë dhe Ajola Xoxa dhe avokati i saj Maks Haxhia, ndwrsa shtoi se avokati Ndreca ka deklaruar më herët në media se ka qenë dëshmitar okular i momenteve ku Veliajt i është kërkuar dorëheqja.

 

Prej 20 minutash në SPAK është duke u zhvilluar seanca ndaj Erion Veliajt me praninë e avokatit Plarent Ndreca, pasi ai vetë ka refuzuar të marrë pjesë me arsyetimin se nuk i shmanget asnjë procesi, por do të jetë i pranishëm kur gjykata ta lejojë të jetë në sallë dhe jo pas kafazit të qelqtë. Sapo të përfundojë seanca, do të jemi këtu për të marrë një reagim nga Plarent Ndreca nëse ka një vendimmarrje, qoftë si jurist, individ apo përfaqësues ligjor, për ndërhyrje në shantazh; nëse ka bërë apo ka ndërmend të bëjë kallëzim penal. Kjo seancë pritet të mos hapet në themel dhe me interes pritet një reagim i Plarent Ndrecës për të gjitha pretendimet që ai ka bërë në media, duke thënë se edhe ai vetë është ofenduar nga kryeministri Rama. Madje, ai thotë se për të paktën një nga pikat në letrën e Veliajt është vetë dëshmitar okular, ku Veliajt i është kërkuar dorëheqja dhe zëvendësimi, me qëllim që transferta e pushtetit të vendimmarrjes të kalojë te Arbër Hajdari.

 

Deri më tani, nga ana e kryeministrit nuk ka pasur asnjë reagim publik lidhur me këto pretendime, përveç një deklarate nga ministri Toni Gogu, ndërsa mbetet në kompetencë të SPAK-ut për të vlerësuar nëse këto pretendime do të shoqërohen me një kallëzim zyrtar penal nga avokati Ndreca.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy