Meta-Blushit: I thashë Ramës të të bënte ministër, por më mirë që nuk më dëgjoi

Meta-Blushit: I thashë Ramës të të bënte ministër, por më mirë që nuk më dëgjoi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i është përgjigjur me ironi deputetit Ben Blushi, i cili gjatë fjalës së tij në Parlament tha se ministrat që hiqen nga detyra janë ata që nuk i pëlqejnë kryetarit të LSI-së.

Në përgjigje të deklaratës së Blushit, Meta tha se ka ndërhyrë në fillim të mandatit të qeverisë së majtë që Blushi të bëhej ministër, por Rama nuk e ka dëgjuar.

“Faleminderit për këtë fjalim historik.Dhe meqenëse në këtë fjalim historik unë u përmenda më shumë se nga politikanët e vjetër, nga një politikan i ri i sapo ardhur nga një planet tjetër, dua t’i them të gjithë ministrave, kandidatëve për ministra, sot nesër e për gjithmonë, që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë z. Rama kur është bërë qeveria, është që parafolësi të bëhej ministër.

Por ndoshta mirë është bërë që nuk është bërë ministër sepse Shqipëria ka një alternativë të re, një shpresë të madhe, një njeri të paprovuar asnjëherë. Ka të drejtë të kërkojë të votohet dhe të besohet”, tha ai.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy