Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Athinë. Protestat nisën si një përkujtim i vrasjes së të riut Aleksandros Grigoropulos, i cili humbi jetën 8 vjet më parë nga dhuna e policisë gjatë disa protestave në kryeqytetin grek.
Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe gurë në drejtim të policisë. Shumë biznese dhe makina të parkuara janë shkatërruar.
Në rrugët e Athinës dolën më shumë se 3 mijë police. 18 persona janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen.
Aleksandros Grigoropulos ishte veyëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit të vitit 2008.



