Kontrollet në banesën e Gaz Pajës/ Sefa: Tregues se hetimet ndaj Veliajt po ecin me ritme të shpejta (VIDEO)

Kontrollet në banesën e Gaz Pajës/ Sefa: Tregues se hetimet ndaj Veliajt po ecin me ritme të shpejta (VIDEO)

Avokati Indrit Sefa, thotë se kontrollet e ushtruara në banesën ku dyshohet se jeton aktori i humorit Gazmend Paja në zonën e Kodrës së Diellit, tregojnë se hetimi ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj po ecën me ritme shumë të shpejta.

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se hetimet e shpejta tregojnë vullnetin e prokurorisë për ta mbyllur sa më shpejt këtë hetim dhe për të konkluduar nëse ka elementë të veprës penale.

Sipas tij, fakti që Gazment Paja është thirrur në SPAK, bëhet për të përputhur deklarimet me faktet.

Drupal Ad

Hetimet janë shumë komplekse, bëhen kontrolle banesash për të parë nëse bien në kundërshtim me thëniet e mëparshme.

Hetimet duan kohën e vetë dhe fakti që prokuroria po ecën me ritme të shpejta dhe në kërkim të provës ku mendon se ajo ka, tregon se hetimet po shkojnë në rrugën e duhur të prokurorisë që gjithmonë e më shumë po arrin të provojë provat ndaj zotit Veliaj.

Në momentin që kanë marrë urdhër nga gjykata për lejimin e kontrollit të banesës, ata kanë bindjen e tyre të brendshme që mund të gjejnë prova ndaj zotit Veliaj, nëse ka prova dhe ndaj zotit Paja dhe ai mund të merret nën hetim.

Veliaj ka akuzë për korrupsion në 9 raste dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Kemi dhe problemin që Gjykata e Apelit thotë se kanë vepruar dhe si grup i strukturuar kriminal, situata është shumë e vështirë për zotin Veliaj.

Pesë nga biznesmenët më të mëdhenj në Tiranë janë të përfshirë në këtë dosje, mes tyre Fatmir Bektashi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy