KFOR: Trupat e Ukrainës po largohen nga Kosova

KFOR: Trupat e Ukrainës po largohen nga Kosova

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi sot largimin e trupave ukrainas nga Kosova. Zyra për Media e KFOR-it i ka thënë KOHËS se largimi i paqeruajtësve ukrainas nga Kosova është në përputhje me dekretin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të lëshuar në mars, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Falënderojmë trupat ukrainase për kontributin e tyre të rëndësishëm në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO gjatë shumë viteve. Për momentin, kontingjenti ukrainas përfshin 40 trupa. Ukraina ka qenë një kontribuuese e vlefshme në misionin tonë paqeruajtës që nga themelimi i KFOR-it në vitin 1999”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy