Trump takon Biden në Shtëpinë e Bardhë: Mirënjohës për një tranzicion kaq të qetë

Trump takon Biden në Shtëpinë e Bardhë: Mirënjohës për një tranzicion kaq të qetë

Politika është e ashpër, shpesh nuk është një botë e këndshme.

Por sot është një ditë e bukur dhe unë jam mirënjohës për një tranzicion kaq të qetë.

Kështu i tha Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, Presidentit në detyrë Joe Biden në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se e vlerësoi shumë ftesën e Presidentit.

Trump dhe Biden shtrënguan përzemërsisht duart përpara oxhakut të ndezur në Zyrën Ovale ku u zhvillua takimi i tyre.

“Mirë se erdhe, mirë se kthehesh”, i tha Biden, Trump në fillim të takimit të tyre.

Të dy presidentët ishin të buzëqeshur dhe të relaksuar, të sjellshëm me njëri-tjetrin, një qëndrim dhe atmosferë krejtësisht e ndryshme krahasuar me debatin televiziv të qershorit, takimi i fundit i drejtpërdrejtë mes të dyve, të cilët që nga ajo kohë janë takuar vetëm në përkujtimet e 11 shtatorit.

Presidenti i zgjedhur duket se ka mbështetur riemërimin e Mike Johnson si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve gjatë vizitës së tij te republikanët e Dhomës, disa orë përpara një votimi të brendshëm për udhëheqjen e partisë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson i tha përkrahëses së Trump, Marjorie Taylor Greene në takimin e sotëm me dyer të mbyllura të ligjvënësve republikanë se nuk do të dërgohen më para në Ukrainë, raporton New York Times.

Donald Trump duhet të emërojë së shpejti një të dërguar paqeje në Ukrainë për të udhëhequr negociatat për përfundimin e luftës me Rusinë, raporton Fox News, duke cituar disa burime.

Trump bëri shaka për mundësinë e një mandati të tretë në Shtëpinë e Bardhë, gjë që është e ndaluar me Kushtetutë.

“Kam frikë se nuk do të kandidoj përsëri”, tha ai, duke folur para ligjvënësve republikanë në Uashington.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy