
SHBA dhe NATO besojnë se Bjellorusia së shpejti mund t'i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës. , Zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s thanë për CNN se Bjellorusia po merr hapa për ta bërë këtë gjë.
"Ka gjithnjë e më shumë gjasa që Bjellorusia të hyjë në konflikt. Putini ka nevojë për mbështetje. Çdo gjë do të ndihmonte, tha një zyrtar ushtarak i NATO-s.
Një burim i opozitës bjelloruse tha se njësitë luftarake bjelloruse janë gati të shkojnë në Ukrainë sa më shpejt në ditët në vijim, me mijëra forca të përgatitura për t'u vendosur. Sipas këtij burimi, kjo do të ketë më pak ndikim ushtarak sesa gjeopolitik, duke pasur parasysh implikimet që një vend tjetër i bashkohet luftës.
Ndërkohë një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s tha veçmas se aleanca vlerëson se qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës.



