Jessica Alba në një film aksion në Netflix

Jessica Alba në një film aksion në Netflix

Netflix po bën një hap përpara me zhanrin aksion, dhe kësaj radhe me Jessica Alban në rolin kryesor. Aktorja 39-vjeçare do të luajë në filmin aksion-triller që do të titullohet “Trigger Warning”.

Variety bënë të ditur se regjinë e këtij projekti do ta bëjë filmbërësja indoneziane, Mouly Surya, i njohur më së shumti për “Marlina the Murderer in Four Acts”.

Për skenarin janë kujdesur Josh Olson (i njohur për “A History Of Violence”) dhe John Brancato (i njohur për “The Game”).

Në film, Alba do ta luajë rolin e një veteraneje të traumatizuar, e cila e trashëgon një kafene nga gjyshi i saj dhe përballet me një dilemë morale kur e kupton të vërtetën për vdekjen e tij.

Kujtojmë që aktorja u bë e njohur pikërisht me zhanrin aksion, në serialin televiziv të James Cameronit, “Dark Angel”, ku luajti rolin e superushtares Max Guevara gjatë viteve 2000-2002.

Ndërsa më pas ka luajtur edhe në filmat aksion, si “Honey” (2003), “Sin City” (2005), “Fantastic Four” (2005), “Fantastic Four: Rise of the Silver Surfer” (2007) e “Sin City: A Dame to Kill For” (2014).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy