Jahti përplaset me shkëmbinjtë në brigjet italiane, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Jahti përplaset me shkëmbinjtë në brigjet italiane, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në det, në brigjet e Porto Cervo në Itali, ku një jaht 21 metra i gjatë u përplas me një masiv shkëmbor, duke shkaktuar një të vdekur dhe gjashtë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Viktimë si pasojë e përplasjes së mjetit lundrues, mbeti një britanik 63-vjeçar, i cili ishte në drejtimin e jahtit “Magnum”, ku pasi pa shkëmbinjtë me vonesë, nuk arriti që të manovrojë, duke u përplasur.

Jahti u vendos nën sekuestron e autoriteteve italiane, ndërkohë që zona e aksidentit u mor në mbrojtje nga roja bregdetare.

Aksidenti u shënua mbrëmjen e së dielës, teksa hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy